Transmetuar më 15-01-2020, 11:15

Shkon në 27 numri i personave të arrestuar si pasojë e tërmetit që goditi vendin në 26 nëntor.

Mësohet se paraditen e sotme është arretuar ndërtuesi Fejzo Dyrmishi.

Arrestimet nisën gjatë së martës dhe të arrestuarit janë kryesisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Kashar, Farkë dhe Vorë.

Pjesë e listës që janë shoqëruar në polici janë ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

U ndaluan edhe arkitektet Stela Maze e Anila Harxhi, Merita Kushi, Bukurije Halili, Ali Dyrmishi, Vjollca Hoxholli, Gerti Çalliku, Zhaneta Tagani, Muhamed Felahi, Ndoc Pepkola, Hekri Disho, Jani Ikonomi, Qirjako Gjergo, Naim Shehi, Ermir Çina, Adhurim Qehajaj, Gëzim Shkalla, Pëllumb Fortuzi, Xhevahir Doda, Reis Muça, Hekri Disha, Agim Eski dhe Faik Fejzo.

Ndërkohë policia nuik ka dalë ende me deklaratë lidhur me arrestimet, ndërkohë që persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të ndaluarit akuzohen për shpërdorim detyre, për shkak të ndërhyrjeve të paligshme në pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

Kjo pasi nga tërmeti 6.4 ballë i fund nëntorit, u dëmtuan shumë pallate e shtëpi krahas Durrësit edhe në Tiranë, çka nxori në pah cilësinë e dobët të punimeve. /a.y/noa.al