Transmetuar më 16-01-2020, 10:43
Foto ilustruese

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka kanosur me thikë vëllanë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj të mërkure në zonën e Fushë Krujës.

Pas informacioneve të marra për përshkallëzimin e dhunës në familje, ndërhyri policia.

Kështu u bë arrestimi i B. M., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë.

I riu akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e kanosur me thikë vëllain e tij, T. M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë, ndërkohë që hetimet ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al