Transmetuar më 20-01-2020, 15:36

Një turiste italiane, 28-vjeçare, Elisa Tessuti, u arrestua nga policia e Kilit në Puerto Natales. E reja akuzohet për dëmtim të imazhit dhe ambientit natyror.

Kjo pasi turistja italiane ka vizatuar në shkëmbinjtë e parkut kombëtar Torres del Paine, duke e postuar në profilin e saj në Instagram.

Pikërisht për shkak të rrjetit social, autoritetet ranë në gjurmët e saj, duke e arrestuar.

E reja kishte vizatuar në shkëmb, bustin e një gruaje bionde.

Turistja itasliane u arrestua gjatë kësaj të premteje, ndërkohë që nga viti 2012, janë ndëshkuar 87 vizitorë, 12 prej tyre nga Kili. /a.y/noa.al