Një shqiptar ka rënë nga ballkoni i katit të tretë në shtëpinë ku jetonte në Lenzburg të Zvicrës, pas një sherri me të shoqen.
Paraprakisht dyshohet se 38-vjeçari është hedhur nga ballkoni pas konfliktit duke mbetur i plagosur.
Ishte gruaja ajo që lajmëroi policinë, pasditen e së martës, pasi burri kishte goditur të shoqen dhe njërin nga fëmijët.
Në momentin që policia mbërriti në banesë, shqiptari u shfaq i qetë, por më pas ai kapi një thikë dhe e afroi drejt qafës së tij, duke kërcënuar se do pritej,
teksa rrinte në parvazin e ballkonit.
Por teksa bisedonte me efektivët e policisë, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Bëhet fjalë ppër një shqiptar të Kosovës, i cili u dërgua në spitalin e Lenzburg-Aarau, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve me dëmtime të shumta. /a.y/noa.al