Transmetuar më 12-02-2020, 21:28

Erza Muqolli është pak e njohur në Shqipëri, por është një këngëtare me të ardhme të sigurt, e cila njihet shumë më mirë në Francë, ku ka lindur dhe ka nisur karrierën.

Erza, vogëlushja nga Kosova me zërin e saj pak kohë më parë bëri për vete jurinë e “France’s Got Talent”.

Ajo ka arritur të fitojë shumë famë në Francë e më gjerë, falë zërit të saj të mrekullueshëm dhe konsiderohet një ndër këngëtaret më premtuese.

Vitin që lamë pas, Erza u përzgjodh për të performuar në “Radio Scoop Music Tour”, i cili është koncerti më i madh veror i Francës.

Ajo këndoi “Je chanterai” dhe versionin e saj të “Back to black” nga Amy Ëinehouse, duke ngritur me zërin dhe talentin e saj në këmbë rreth 40 mijë të pranishëm në koncert.

Erza firoi edhe duartrokitjet e forta, për talentin e saj, si dhe vëmendjen e duhur në Francë.

Lajmi i mirë është se së shpejti Erza do të kthehet në vendlindje, Prishtinë, ku do të dhurojë një koncert për të inkurrajuar moshatarët e saj, që të besojnë në ëndrrat e tyre.

Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare në Facebook e Ambasadës Franceze në Kosovë.

“Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë do t’ju mundësojnë ti fitoni biletat për koncertin e Erza Muqolit më 6 Mars 2020 në ora 14:00 në Prishtinë! Erza Muqoli është një këngëtare franceze me origjinë nga Kosova. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, ajo ishte pjesë e grupit Kids United, dhe në vitin 2019 ajo publikoi albumin e saj të parë solo, me këngë të kompozuara nga Vianney. Në Mars të vitit 2020, ajo do të vijë në Kosovë për të inaguruar Javët e Francofonisë!”- shkruhet ndër të tjera Ambasadës Franceze në Kosovë.