Transmetuar më 26-02-2020, 21:59

Në Durrës, është rregjistruar një tërmet, që është ndjerë lehtë në këtë qytet.

Tërmeti me magnitudë 3.1, sipas EMSC, i orës 20:52 minuta, ka pasur një thellësi 5 km.

Epiqendra e tërmetit ishte 28 km në veriperëndim të Tiranës, 12 km në veri të Shijakut.

Sipas dëshmive, ai është ndjerë lehtësisht nga banorët në Shijak, Durrës dhe zonat përreth.

Prej disa kohësh, vatra e tërmetit që lëkundi Shqipërinë rreth tre muaj më parë, kishte rënë në qetësi, por tërmete me një magnitudë të tilla konsiderohen normale dhe mund të zgjasin edhe disa muaj, sipas ekspertëve. /NOA.al