Transmetuar më 28-02-2020, 02:06
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Ramush Haradinaj e quan Kurtin mashtrues, si dhe thotë se ai u dorëzua para Serbisë.
“Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë", thotë Haradinaj duke shtuar:
"Albin mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Haradinaj.