Një sfidë për të gjithë në këtë kohë koronavirusi dhe ajo vjen nga Jennifer Lopez e cila ka sfiduar ajo e para veten, bashkë me të shoqin dhe na fton edhe ne të tjerëve ta bëjmë.
Bëhet fjalë për sfidën e pyetjeve nga një i tretë dhe përgjigjen e dy partnerëve secili me symbyllur dhe pa zë për të mos kuptuar si do të përgjigjen njëri-tjetri.
Në videon e mëposhtme Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez shihen ta realizojnë këtë sfidë interesante duke bërë që fansat të mësojnë gjëra të reja për jetën e tyre dhe temperamentin e secilit.
Ja zbardhja e videos që noa.al jua sjell më poshtë:
-Kush guxoi për puthjen e parë?
Përgjigjja është Jennifer Lopez.
-Kush nga partnerët është më romantik?
Të dy thonë për veten e tyre.
-Kush kërkon falje më parë gjatë një debati?
Edhe në këtë përgjigje ata drejtojnë gishtin tek vetja.
-Kush është më gazmor?
Tregojnë gishtin drejt njëri-tjetrit.
-Kush është më i duruar?
Lopez shfaqet e bindur se është ajo fituese në këtë pyetje.
-Kush është më i çrregullt?
Akuzojnë njëri-tjetrin.
-Kush gatuan më mirë?
E pranojnë të dy që në këtë rast është JLo.
-Kush është më kokëfortë?
Fillimisht e pranojnë të dy që është këngëtarja por më pas JLo ndërron mendje.
-Kush kujdeset mes jush kur jeni sëmurë?
Në këtë rast të dy mendojnë se është tjetri/tjetra që duhet të kujdeset.
-Kush zgjohet më vonë në mëngjes?
Jennifer pohon se zgjohet më vonë.
-Kush ngrihet më ngrysur në mëngjes?
E pranojnë të dy që është Jennifer Lopez./a.k/noa.al/
@jlo What do you think?! 😜 ##CouplesChallenge
♬ my girlfriend is cuter – samhanscom3