Transmetuar më 30-03-2020, 10:00

Legjenda e operës Placido Domingo është shtruar në spital në Acapulco, Meksikë, me ndërlikime të shëndetit për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i këngëtarit në një prononcim për CNN ku shprehet se: “Ai po ecën mirë dhe po i përgjigjet trajtimit”.

Domingo njoftoi në faqen e tij në Facebook javën e kaluar se kishte testuar pozitivë i infektuar me COVID-19. Ai inkurajoi fansat e tij që të lanin duart dhe të ndiqnin udhëzimet dhe rregulloret që kanë vendosur qeveritë lokale.

“Së bashku mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë krizën aktuale në mbarë botën, kështu që me shpresë mund të kthehemi në jetën tonë të përditshme normale shumë shpejt,” shkroi Domingo./b.l/noa.al/