Transmetuar më 30-03-2020, 23:01

Këngëtari nga Gjakova Muhamet Sejdiu, shërohet nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Facebook, ku tregon se ai dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi.

Sejdiu ka bërë të ditur se pas testeve të kryera sot, ata kanë dalë negativë.

Ai në shkrimin e tij ka falënderuar mjekët dhe gjithë stafin për punën e tyre.

“Lajm i gezueshem ne kto momente pas testit qe bem sot une dhe bashkeshortja ime dulem NEGATIV flm Zotit Dhe repartit Infektives Ne Prishtin Shefit repartit mikut dhe vendasit tim prof Sali Ahmetit ponjashtu dr Valbonit Dr ,si dhe drejtoreshes ,dr Linda Ajazaj Berisha Shemsedinit ,dhe dr Blerta,Infermieret,Fitimit dhe Fetijes qe qelluan sonte ktu edhe krejt stafin e infektives ju jeni Hero ju dua flm edhe dr Zeqe Kuqit qe ter kohen ka qen me mua dhe mjeket sherim te shpejt te gjith atyre qe perballen me kete smundje do tja dilni flm edhe Infermieri, Gzimi, Feridit Iliri Nurija sherim te shpejt edhe Shokve te mi Dr Jetish Jetishit Mentor Bytyqit Demir Panorcit dh te gjith atyre qe jon duke u sheru”, shkruan ai./a.k/noa.al/