Transmetuar më 02-04-2020, 16:12

Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug, i cili është i njohur për serialet e shumta edhe në vendin tonë u shtrua në spital për disa orë.

Ai dyshohet si i infektuar me Covid-19 pasi shfaqi shenja të sëmundjes. Aktori ka deklaruar se është izoluar me bashkëshorten e tij Basak Tatlitug në një shtëpi në zonën e Kemerburgaz në Stamoll.

Siç raporton Daily Sabah, disa ditë pas izolimit, aktori u ndje i sëmurë dhe shkoi në spital për të bërë test koronavirusi. më pas doli dhe bëri një reagim duke shkruar:

“Përshëndetje të gjithëve, unë dhe bashkëshortja ime ishim mbyllur në shtëpi për 15 ditë. Megjithatë pas disa ankesave të mia, erdha në spital dhe mjekët më morën nën vëzhgim. Ju lutem mos u shqetësoni. Po pres përgjigjen e testit”.

Në një tjetër postim në rrjete sociale zbuloi se testi i koronavirusit kishte rezultuar negative.

“Erdha në spital sepse kisha temperaturë të lartë dhe kollë, kam pneumoni në një zonë të mushkërive. Mora trajtimin dhe  mësova se përgjigja për testin e Covid-19 ishte negative”, shkruan Tatlitug./a.m/noa.al