Transmetuar më 02-04-2020, 20:53

Një 104-vjeçar, i cili i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe Pandemisë së Gripit Spanjoll, besohet që të jetë i mbijetuari më i vjetër në moshë nga koronavirusi. Bill Lapschies, i cili ka lindur në vitin 1916 në Salem, filloi të kishte si fillim simptomat tipike të koronavirusit më 5 mars.

Më pas, i moshuari u vendos menjëherë në izolim në shtëpinë e të moshuarve ku jeton aktualisht në Oregon. Lapschies është një nga dy të moshuarit që kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin në këtë shtëpi kujdesi më 11 mars. Tjetri ishtë një i moshuar në të nëntëdhjetat, i cili ndërroi jetë.

Për fat të mirë, 104-vjeçari sipas mjekut që e trajtoi, nuk pati asnjë herë probleme të rënda me frymëmarrjen. Duke mbajtur një kapele që lexonte Lufta e Dytë Botërore dhe një maskë në fytyrë, Bill festoi me 1 prill bashkë me familjen 104-vjetorin.

I pyetur sesi e kaloi virusin, i moshuari u përgjigj: “Nuk e di. Thjesht iku. Ulu këtu jashtë dhe mund të heqësh qafe çdo gjë.”

"Billi është mjaft sportiv dhe elastik", tha dhëndri Jim Brown, duke përmendur që Lapschies i ka mbijetuar Gripit Spanjoll në vitin 1918, që “fshiu” nga faqja e dheut 50 deri në 100 milionë persona rreth e qark botës si dhe Luftës së Dytë Botërore, shkruan “Fox46”.

Ai ka shumë nipër e mbesa. Ata mezi presin të jenë në gjendje ta marrin me vete kur të mbarojë pandemia, kështu që ai të shohë lumenjt dhe malet. Ata gjithashtu mezi po presin ta përqafojnë përsëri.

Familja Lapschies gjithashtu falënderoi stafin e shtëpisë së të moshuarve, duke thënë se ata nuk mund të kishin kërkuar më shumë dashamirësi ose kujdes për patriarkun e familjes gjatë kësaj kohe të vështirë.

"Shpresojmë se kjo do të frymëzojë disa nga njerëzit e tjerë që po kalojnë këtë", tha mbesa e tij Carolee Brown. "Dhe ne jemi vërtet të entuziazmuar dhe presim me padurim 105-vjetorin e tij."/b.l/noa.al/