Transmetuar më 06-04-2020, 16:18

15 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 570 numrin total të të infektuarve.

Tre persona kanë humbur luftën me sëmundjen dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 20.

Dy viktimat e orëve të fundit ishin në qytetin e Tetovës, ndërsa një në Shtip. Ndërsa rastet e reja janë raportuar në:

Kumanove 8 raste

Shkup 4 raste

Tetovë 1 rast

Strugë 1 rast

Shtip 1 rast

/noa.al