Transmetuar më 07-04-2020, 00:02

Kaq shumë njerëz ishin sot në parqet turistike kineze sa u desh një lajmërim i autoritetit që kontrollon parkun malor të Anhui, për të mbyllur dyert e njërës prej atraksioneve më të njohura kineze. Arsyeja nuk ishte koronavirusi, por e kundërta.

“Është arritur limiti i 20 mijë personave që mund të hynë në park çdo ditë”, deklaruan përgjegjësit, duke zhgënjyer dhjetëra mijëra të tjerë, njëri afër tjetrit, që po përgatiteshin të shijonin një ditë të bukur dhe së fundmi pa ankth.

Ajo që mund të quhet, gjithsesi, është se pas tre muajsh plot ankth për shkak të epidemisë së panjohur më pas të shndërruar në pandemi, kinezët nuk po durojnë më dhe sapo masat filluan të bëheshin më pak drastike, ato vërshuan në masë në destinacionet e brendshme më të njohura.

Parku i Anhiu është një shembull, një tjetër janë ujëvarat Bund në Shangai, totalisht të braktisura me javë të tëra, dhe tashmë sërish plot me vizitues. Restorantet kanë filluar të hapen, por nga kërkesa e shumtë i mirëpresin vetëm prenotimet.

Një rikthim në normalitet, por që për ekspertët kinezë është ende i parakohshëm. Sipas Zeng Guang, shefi i Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve, “Kina nuk është afër fundit të epidemisë, thjesht ka hyrë në një fazë tjetër”. Shqetësojnë rastet e kinezëve të kthyer nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët janë shkaktarët e ndezjes së disa vatrave të vogla, që për shembull ka rritur rastet në Hong Kong nga 317 në 900 në dy javët e fundit.

Mediat shtetërore kineze, si “Gazeta e Popullit”, po mundohen të shpërndajnë edhe online mesazhe që qortojnë dyndjet e personave dhe paralajmërojnë ndaj grumbullimeve masive, por nuk do të jetë e thjeshtë të shtrëngosh sërish 1 miliard e gjysmë kinezë t’i rikthehen ndjesisë së frikës të sapo kaluar.

Anhui province's Huangshan mountains in the past weekend after China tries to ease lockdown.

Publiée par Julie O'yang sur Lundi 6 avril 2020

Anhui පළාත Huangshan කඳු

චීනයේ Anhui ප්‍රාන්තය අනිත් පළාත් වලට වඩා දිළිඳුයි. දෙස් විදෙස් සංචරකයන් අතර ප්‍රසිද්ධ Huangshan කඳු පිහිටලා තියෙන්නේ මෙම ප්‍රාන්තයේ. සාමාන්‍යයෙන් යුවාන් 100 – 200 අතර වෙන ටිකට් ඊයේ නොමිළේ. ඉතා විශාල දේශීය සංචාරකයන් ප්‍රමාණයක් ගලාගෙන ආව ඊයේ.Coronavirus සම්බන්ධ පර්යේෂකයන් හැබැයි මේ ගැන බලන්නේ දෙවෙනි වතාවටත් වෛරසය පැතිරේවිද කියන ප්‍රශ්ණයත් එක්ක.Anhui පළාතේ 990ක් රෝගීන් ගෙන් මියගිහින් තියෙන්නේ 6 දෙනෙක්.

Publiée par Letters from China – චීනයේ සිට ලියමි sur Lundi 6 avril 2020