Transmetuar më 07-04-2020, 22:20

Stafi mjekësor në Britaninë e Madhe ka gjetur një mënyrë për pacientët në gjendje të rëndë që të komunikojnë me miqtë apo familjarët për herë të fundit.

Ata kanë menduar që ti japin telefonat e tyre që të infektuarit të japin lamtumirën.

Një mjek në spitalin e Londrës ka shpjeguar ankthin që përjetojnë pacientët e infektuar me Covid-19, të cilët vuajnë sepse nuk i thonë dot fjalët e fundit personave të dashur, të cilët nuk lejohen në ambientet e spitalit.

Një infermiere tha për Evening Standard: “Nëse jeni me fat, ju mund të lejoheni që të shihni personin tuaj të dashur për herë të fundit, por vetëm në disa spitale. Në të tjerët, stafi i jep pacientëve telefonat për të thënë lamtumirë.”

Muajin e kaluar u raportua që u është thënë mjekëve të kufizojnë numrin e vizitorëve në dhomat e kujdesit intensiv. Ndërsa udhëzimet e reja përfshijnë përdorimin e celularëve dhe telefonatat me video, në vend që të takohen përballë me pacientët që janë në gjendje të rëndë.

Udhëzimi u dha për spitalet në të gjithë Britaninë nga Fakulteti i Mjekësisë Intensive të Kujdesit dhe Kolegji Mbretëror i Anestezistëve./a.m/noa.al