Transmetuar më 08-04-2020, 10:56

Ministrat e Financave të BE qëndruan 16 orë në një konferencë online dhe nuk arritën të gjenin një zgjidhje për pandeminë e koronavirusit.

Mosmarrëveshjet vazhduan pasi Hollanda këmbënguli për kushtet e rrepta për kreditë e buta tek vendet më të goditura si Spanja dhe Italia.

Në një postim në Twitter, kryetari i Eurogroup Mario Centeno tha: “Pas 16 orësh diskutimesh ishim afër një marrëveshjeje, por ne nuk jemi akoma atje. Unë pezullova Eurogroup dhe (ne do të vazhdojmë) nesër”.

Para se të fillonte mbledhja, zyrtarët e BE kishin shpresë se do të arrinin një marrëveshje që garantonte programin me gjysmë trilionë euro që do të mbronte ekonominë evropiane nga pasojat e koronavirusit, raporton CNBC.

Italia, Franca, Spanja, Irlanda dhe Luksemburgu po përpiqeshin të punonin për të marrë borxhin që të luftonin koronavirusin në vendet e tyre, por Hollanda nuk pranoi.

Ministrat evropianë do të takohen përsëri të enjten.. /a.m/noa.al

Mario Centeno