Transmetuar më 08-04-2020, 11:37

Në Shqipëri u regjistruan 24 orët e fundit 17 raste të reja me koronavirus duke çuar në 400 numrin total të të prekurve.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, të cilët kanë gjetur vdekjen.

Një lajm i mirë vjen nga situata në Shqipëri pasi 23 pacientë janë shëruar gjatë këtyre orëve duke e çuar në 154 numrin total të të shëruarve në vend.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste.

Aktualisht në shërbimin infektiv janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           190 raste

– Durrës           38 raste

– Lushnje         5 raste

– Elbasan         12 raste

– Fier                32 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër         45 raste

– Lezhë            14 raste

– Berat              2 rast

– Has                12 raste

– Krujë             5 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë               4 raste

– Mirditë           3 raste