Transmetuar më 08-04-2020, 11:24

Punonjësit e shëndetësisë që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusit mund të kenë të nevojshme që të bëjnë trajtime të shëndetit mendor në përfundim të pandemisë.

Arsyeja është se rastet që kanë parë gjatë këtyre ditëve mund të kenë ndikuar në psikologjinë e tyre.

Shefja e sëmundjeve infektive në spitalin e Londrës, Alison Pittard tha se në shumë pavijone, gjashtë infermiere shërbejnë për një pacient.

Duke folur në një intervistë për ‘The Independent’, mjekja u shpreh: “Ne jemi mësuar të merremi me raste urgjente, por kurrë nuk kemi qenë të ekspozuar ndaj kësaj lloj kërkese. Ne e dimë që stafi po lufton fizikisht dhe mendërisht dhe kjo situatë do të vazhdojë.

Ne do ta kapërcejmë këtë sepse kjo është ajo që ne bëjmë. Por do të ketë disa pacientë dhe staf që do të vuajnë nga format e post-traumës dhe stresit”.

Deri tani, 6,159 persona kanë ndërruar jetën në Britaninë e Madhe dhe 55,242 janë infektuar, nga të cilët 48,948 raste janë aktive. /a.m/noa.al

Alison Pittard