Transmetuar më 08-04-2020, 12:17

757 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë.

Gjatë këtyre orëve, janë regjistruar 6.180 raste të reja me koronavirus.

Në total janë 146.690 raste pozitiv me Covid-19 dhe bilanci total i viktimave shkon në 14.555.

Pavarësisht numrit të lartë, autoritetet shëndetësore thonë se mund të ketë një shtrirje të kurbës gjatë ditëve në vijim.

Spanja renditet e dyta pas Italisë për numrin e viktimave, e cila numëron 17,127, ndërsa në vendin e tretë renditen SHBA me 12,857të vdekur. /a.m/noa.al