Transmetuar më 08-04-2020, 16:47

Kryeministri Edi Rama komunikon masa të reja shtrënguese, për të cilat thotë se përgatiten që ti drejtohen parlamentit për ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Këtë fakt ai e argumenton me kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, ku nënvizon se nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj "lufte", nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari.

“Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë (burg), për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cenuar shëndetin e askujt”, shkruan kreu i qeverisë.

Ai thotë se brenda 15 prillit do të jetë gati paketa e zgjeruar financiare dhe gatishmëria për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e Shqipërisë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE