Transmetuar më 08-04-2020, 19:06

Duket se gjendja shëndetësore e deputetit të opozitës së re Adriatik Alimadhi, i infektuar me COVID-19, vijon të jetë e rënduar.

Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar, u shtrua në Spitalin Infektiv më 27 mars, pasi pati probleme shëndetësore. Edhe pse prej ditësh ndodhej i shtruar në spital, duket se gjendja e tij është rënduar duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje dhe mjekët kanë parë të domosdoshme trajtimin e tij me oksigjen.

E infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në gjendje të qëndrueshme pa shfaqur probleme.

Në një lidhje me Skype për Report TV, mjeku Tritan Kalo u shpreh se gjendja e Adriatik Alimadhit nuk hyn në rastet më të rënda të infeksionit dhe nuk po trajtohet në terapi intensive.

“Për të ruajtur etikën mjekësore ne nuk përmendim emra të pacientëve apo të raportojmë për gjendjen e  tyre, por mund të them se Alimadhi nuk hyn në grupin e personave që po trajtohen në terapi intensive dhe nuk ka shfaqur forma të rënda të infeksionit”, tha Kalo.

Koronavirusi, dërgohet në Spitalin Infektiv deputeti Adriatik Alimadhi

Doli pozitiv me Covid-19, Adriatik Alimadhi: Pas statusit reagoi Rama dhe Manastirliu

PËRDITËSIM LIVE