Transmetuar më 25-05-2020, 11:19

Ka përfunduar në psikiatri 20-vjeçari i akuzuar për ngjarjen e tre ditëve më parë, i cili tentoi që ti rrëmbente nënës nga dora, vajzën 4 vjeçe.

Gjykata e Korçës e ka deklaruar të paaftë mendërisht 20-vjeçarin Paolo Vellku, duke vendosur shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik.

I riu akuzohet se rreth orës 22.00 të mbrëmjes së 22 majit, në lagjen nr.17, rrëmbeu vajzën e mitur.

Gjithçka teksa vajza ndodhej me nënën poshtë pallatit ku jetonin.

Por pavarësisht këtij veprimi, ai u bllokua nga një tjetër i ri, duke bërë që vajza të shpëtohej. /a.y/noa.al

Momente paniku në Korçë, vajza e mitur i rrëmbehet nënës nga dora Shpëtoi vogëlushen e rrëmbyer, ky është i riu “hero” në Korçë

Tentojnë t’i rrëmbejnë nga dora nënës, vajzën 4-vjeçare, panik e ulërima në Korçë