Transmetuar më 26-05-2020, 11:30
Foto ilustruese

Policia e Korçës parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, ku dy persona u kapën duke transportuar shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve.

Të arrestuarit janë K. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe R. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Maqedoni, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, me një mjet fuoristradë tip “BMW”, me drejtues shtetasin R. D., duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm.

Klandestinëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, dnërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës , për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al