Transmetuar më 31-05-2020, 23:28

Shqipëria duket të jetë dorëzuar plotësisht përpara krimeve kundër fëmijëve dhe të drejtave të tyre. Lind pyetja, mos vallë 1 Qershori ironikisht duhet shpallur “Ditë zie për fëmijët”!  Për ata që nuk e dijnë, 66 fëmijë u regjistruan të dhunuar dhe 37 fëmijë kanë vdekur nga 1 Janari 2019 deri në 1 Qershor 2020.

Ja të gjitha rastet tronditëse të ndodhura, ku shumë prej tyre as që janë publikuar në media:

12 Janar 2019- Një vajzë 13 vjeçare ngacmohet seksualisht dhe përndiqet nga një 53 vjeçar në Divjakë

3 shkurt 2019- Një vajzë 14-vjeçare abuzohet seksualisht në grup nga 8 persona në Kavajë

10 Shkurt 2019- Një vajzë 15 vjeçare ngacmohej seksualisht nga shefi i policisë në Malësine e Madhe, Shkodër

13 Shkurt 2019 -Tre vajza 18 vjeçare ngacmohen seksualisht në ambientet e shkollës në Shkodër nga një punonjës policie

21 Shkurt 2019- Katër vajza të mitura ngacmohen seksualisht nga një djalë i cili i përndiqte dhe masturbohej përpara derës së apartamentit të tyre në Tiranë

14 Mars 2019- Një vajzë 9-vjeçare përdhunohej sistematikisht nga babai i saj në Orikum të Vlorës

26 mars 2019- Adoleshentja 16 vjeçe dhunohet fizikisht nga babai i saj

Prill 2019 -Disa nxënëse në gjimnazet e Tiranës ngacmohen seksualisht nga një punonjës i Bashkisë së qytetit

10 Maj 2019 – Një vajzë e mitur ngacmohej seksualisht dhe përndiqej nga një 19 vjeçar në Elbasan

11 Maj 2019- Në Kodër Kamzë, Tiranë një 25-vjeçar rrëmben me dhunë dhe abuzon në makinën e tij një 13-vjeçare

12 Maj 2019- Një vajzë e mitur ngacmohet seksualisht dhe përndiqet nga një djalë 19 vjeçar në Berat

1 Qershor 2019- Një djalë i mitur dhunohet fizikisht nga bashkëmoshatarët e tij dhe kërcënohet me video

3 Qershor 2019- Një vajzë 10 vjeçe dhunohet seksualisht nga një 67 vjeçar në Fier

5 Qershor 2019 – Një i mitur 12 vjeçar abuzohet seksualisht nga një burrë 71 vjeç pranë lumit Lana në Tiranë

14 Qershor 2019- Një 40 vjeçar ngacmonte seksualisht të miturat në në linjën e autobusëve Kinostudio-Tiranë

30 qershor 2019 – Një 12 vjeçar dhunohet fizikisht në Durrës

9 Korrik 2019- Babai abuzonte seksualisht me vajzën e tij per 3 vite rresht në Kurbin

18 Korrik 2019 – Dy vajza minorene ngacmohen seksualisht nga një 73 vjeçar në Vlorë

19 Korrik 2019 – Një vajzë 8 vjeçare abuzohet seksualisht në ambientet e shkollës nga dy djem adoleshentë në Durrës

27 Korrik 2019 – Një vajzë 18 vjeçare dhunohet seksualisht dhe përndiqet nga një 34 vjeçar në Librazhd

29 Korrik 2019 – Një vajzë 16 vjeçare dhunohet seksualisht nga xhaxhai i saj 45-vjeçar nga fshati Grabian në Divjakë

31 Korrik 2019 – Në Tiranë, dy djem 20 dhe 21 vjeçare abuzojnë seksualisht një të mitur 13-vjeçare, dhe kërcënojnë me publikimin e një videoje duke i kërkuar para në këmbim

12 gusht 2019 – Një adoleshente 16 vjeçe dhunohet e rrihet barbarisht nga 2 të rinj në Tiranë

25 Shtator 2019 – Një i mitur ngacmohet seksualisht nga një 30 vjeçar në Tiranë

1 tetor 2019 – Vajza 14 vjeç keqtrajtohej nga babai i saj 68 në një fshat të Beratit

2 tetor 2019 – Një vajzë 12 vjeçare abuzohej seksualisht e fizikisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve Zyber Hallulli në Tiranë,

13 Tetor 2019 – Në fshatin Brret, Krujë, dy motrat me aftësi të kufizuara dhunohen

30 Tetor 2019 – Trajneri 77 vjeçar i ekipit të Futbollit dhunon fizikisht fëmijët e skuadrës 16 vjeçarë

21 Nëntor 2019 – Një vajzë 15 vjeçare ngacmohej dhe dhunohej seksualisht nga një 54 vjeçar në Durrës

12 Dhjetor 2019 – Një vajzë e mitur ekspozohet seksualisht në internet nga nëna e saj dhe 2 bashkëpunëtore të tjera në Tiranë

12 Janar 2020 – Në Pllanë të Lezhës, dhunonte fizikisht dy fëmijët babai 50 vjeçar

18 janar 2020 – 60 vjeçari në Lezhë, abuzon seksualisht me një vajzë te mitur me aftësi të kufizuara

21 janar 2020- Vajza 13-vjeçare e rrahur dhe dhunuar barbarisht nga nëna e saj në Sarandë

25 Janar 2020 – Një vajzë e mitur që jetonte në Itali dhunohet barbarisht nga babai i saj 57 vjeçar shqiptar

26 Janar 2020 – Një 17 vjeçare ngacmohet seksualisht dhe përndiqet nga një i moshur në zonën e Freskut në Tiranë

27 Janar 2020 – Dy fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeç, ngacmohen seksualisht dhe ushtrojnë “Pornografi me të mitur” në internet nga një 26 vjeçar nga Fieri dhe dy persona 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier.

29 Janar 2020 – Një vajzë e mitur abuzohet seksualisht nga një 22 vjeçar në Kamëz

30 Janar 2020 – Dy vajza të mitura dhunohen fizikisht dhe psikologjikisht nga nëna e tyre 43 vjeçare në Tiranë

12 shkurt 2020 – Një foshnje disa muajshe dhunohet në çerdhe në Tepelenë

16 Shkurt 2020 – Një mësues muzike në Fier abuzonte seksualisht me një nxënëse

5 Mars 2020 – Një vajzë 18 vjeçe dhunohet seksualisht dhe kërcënohet nga dy djem të rinj në Përmet

25 Prill 2020 – Vajza 9 vjeçare ngacmohet seksualisht nga nje 73 vjeçar në Fier

26 Prill 2020 – Dy fëmijë të mitur dhunohen fizikisht nga i afërmi i tyre N.H 55 vjeçar në Tiranë

27 prill 2020 – Një fëmijë 3 vjeç dhunohet fizikisht e barbarisht nga burri i nënës së tij në Kamëz

27 prill 2020 – Vajza 17 vjeçe dhunohet seksualisht nga komshiu 72 vjeçar në Sarandë

7 maj 2020 – Babai dhunonte fizikisht vajzën e tij të mitur në Kurbin

13 Maj 2020 – Në Maliq të Korçës, një 37-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij 18 vjeçe

14 Maj 2020 – Një vajzë 18 vjeçare abuzohej seksualisht nga daja i saj

16 Maj 2020 – Një djalë 16 vjeçar dhunohet fizikisht nga punonjësit e policisë

17 Maj 2020 – 4 vajza të mitura shqiptare që jetojnë në Selanik ngacmohen seskualisht nga gjyshi i tyre 76 vjeç

29 Maj 2020 – Një vajzë 15 vjeçare, dhunohet seksualisht nga një 65 vjecar dhe kërcënohet me video nga një grup djemsh.

Fëmijë që kanë humbur jetën përgjatë 2019-2020

2 Prill 2019 – 16 vjeçari humb jetën në aksident në Lezhë, pasi drejtonte makinën e prindërve pa leje

5 prill 2019 – Një vajzë 9 vjeçe dhe vëllai i saj 11 vjeçar humbin jetën në Bulqizë duke luajtur me një granatë

24 Prill 2019 – Një vajzë 11 vjeçare vetëflijohet në shtëpinë e saj në fshatin Babicë të Vlorës

5 Maj 2019 – Një 16 vjeçare, (Adela Çaçi), vetëflijohet si shkak i kërcënimeve dhe përndjekjes në internet nga një bashkëmoshatar në Berat

29 Maj 2019 – Në Shkodër një fëmijë 2-vjeçar, humb jetën pasi ka rënë nga kati i 6 i një pallati

1 Korrik 2019 – Në Kapshticë ndërron jetë fëmija 4 vjeçar në aksident

21 Korrik 2019 – Në Tropojë, Bajram Curri humb jetën në një aksident nga përplasja e makinave një fëmijë 9 vjeçar

28 Gusht 2019 – Një djalë 14 vjeçar humb jetën në një aksident duke ecur në anë të rrugës në Seman të Fierit

15 Shtator 2019 – Një vajzë e mitur humb jetën në aksident në fshatin Gziq

26 Nëntor 2019 – 18 fëmijë dhe adoleshentë humbin jetën nën rrënojat e shtëpive të tyre të pasigurta nga tërmeti

10 Dhjetor 2019 – Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri, 5 vjeç ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

17 Janar 2020 – Një fëmijë 2 vjeçar humb jetën i shkrumbuar në shtëpinë e tij nga zjarri në Kurbin

21 Janar 2020 – Në Librazhd, një fëmijë 3 muajsh humb jetën në shtëpi ndërsa nëna ishte jashtë

12 Maj 2020 – Një 14 vjeçare vetëfijohet në fshatin Qinam në Tiranë

14 Maj 2020 – Një djalë 8 vjeçar humb jetën duke luajtur në park i mbytur në rezervuar

22 Maj 2020 – Një fëmijë 4 vjeçar humb jetën pasi prek në parkun e lojrave telat e zhveshur të energjisë elektrike në Fier

23 Maj 2020 – Në Përrenjas humb jetën një fëmijë, pasi ka rënë në një gropë me ujë.

25 Maj 2020 – Në fshatin Jubë, një furgon ka aksidentuar një fëmijë, 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë

27 Maj 2020 – Humb jetën në një aksident rrugor fëmija 5 vjeçar në Peqin

Kështu, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, i gjen fëmijët në Shqipëri në situatën më të rëndë të shkeljes të të drejtave të tyre ndër vite. Vetëm brenda afatit kohor 1 Janar 2019 – 1 Qershor 2020:

– 66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt apo janë dhunuar fizikisht nga familjarë të tyre;

– 3 vajza janë vetëvrarë;

– 16 fëmijë të tjerë kanë humbur jetën në aksidente, viktima të neglizhencës prindërore apo institucionale;

– 18 fëmijë dhe adoleshentë kanë humbur jetën nga tërmeti i Nëntorit 2019.

Nëse do t’i referohemi edhe shifrave të tjera, që shpesh janë bërë publike nga CRCA/ECPAT Shqipëri në lidhje me varfërinë, fëmijët e humbur, arsimimin e fëmijëve etj., gjendja e fëmijëve bëhet akoma edhe më e rëndë.

1 Qershori i këtij viti, i gjen fëmijët në situatën ku asnjë ligj, strategji apo plan veprimi, nuk është zbatuar plotësisht nga institucionet publike në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit publik, kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve nga krimi etj.

Por çfarë duhet bërë nga të gjitha institucionet në Shqipëri:

• Ndryshimin tërësor të qasjes që sistemi i drejtësisë dhe ai i mbrojtjes së fëmijëve kanë ndaj fëmijëve viktima të dhunës, me fokus të veçantë të dhunës seksuale;

• Dëmshpërblimin e çdo fëmijë viktimë të dhunës në Shqipëri, sipas parashikimeve të Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të Kodit të Procedurës Penale në Shqipëri;

• Miratimin e një protokolli të trajtimit të rasteve të fëmijëve viktima të dhunës seksuale të detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet publike në kontakt me viktimën dhe që kanë për detyrë mbrojtjen e fëmijëve;

• Ndalimin me ligj të zvarritjes të proceseve gjyqësore që shqyrtojnë krimet seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri;

• Ngritjen e Regjistrit Kombëtar për Krimet Seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri dhe bërjen të detyrueshme për gjykatat në Shqipëri të rekomandojnë krastrimin e çdo personi që kryen krime seksuale ndaj fëmijëve nën moshën 14 vjeç;

• Mbështetjen e Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna Seksuale për të ofruar shërbime për çdo fëmijë në të 12 qarqet e vendit, sipas modelit të Barnahus;

• Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmiijvë në Shqipëri, duhet të krijojë menjëherë një Task Forcë në nivel kombëtar, për të adresuar në mënyrë të menjëhershme shkeljet e rënda të të drejtave të fëmijëve që nga ratifikimi i KDF-së në Shqipëri;

• Miratimi urgjent i Planit të Veprimit për Shkolla pa Dhunë dhe të Sigurta në Shqipëri nga Ministria e Arsimit.

DHUNA NDAJ FËMIJËVE NË SHQIPËRI

77% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje

41% e fëmijëve të moshës 0-17 vjeç, kanë qënë të ekspozuar ndaj dhunës në familje gjatë 12 muajve të fundit (bazuar në Vrojtimi Kombëtar INSTAT Dhuna në Shqipëri ndaj Grave dhe Vajzave 2018);

12% e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimeve dhe abuzimit seksual (Studimi Ballkanik për Dhunën Ndaj Fëmijëve-BECAN); Mbi 60% e fëmijëve raportojnë internet të pasigurt (Qendra për Internet të Sigurt në Shqipëri dhe Platforma www.ISIGURT.al )

44% e fëmijëve kanë qasje në pornografi me të rritur çdo ditë në internet

100-fishohen faqet pornografike me fëmijët gjatë periudhës COVID-19

47 për qind e tyre janë kontaktuar nga një person i panjohur gjatë kohës që janë në internet (Raporti mbi sigurinë e fëmijëve online në Shqipëri)

41% e fëmijëve, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla (Raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës 2018)