Transmetuar më 01-06-2020, 08:19

Duke nisur nga dita e sotme, e hëna e 1 Qershorit hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, pas dy muaj e gjysmë izolimi të plotë dhe të pjesshëm prej koronavirusit.

Nga sot hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.

Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.

Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese, ndërsa për të gjithë qytetarët hapen më 6 qershor.

Nga sot, e cila përkon edhe me ditën e fëmijëve, hapen kopshtet dhe çerdhet.

Hapen parqet, këndet e lojërave, palestrat dhe qendrat e internetit.

Po ashtu hapet edhe kampionati i futbollit por pa spektator.

Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese dhe konkurset e punësimit. /a.y/noa.al