Transmetuar më 01-06-2020, 16:56

Ministria e Brendshme e Kosovës ka reaguar mbi situatën e paprecedentë në kufi, ku janë bllokuar dhjetëra kamionë nga Shqipëria.

Kjo ministri bën me dije se është pezulluar kontrata për dezinfektimin, dhe kjo procedurë nuk do të aplikohet te kamionët.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, shkruhet në faqen zyrtare të Facebook.

Ndërkohë, më herët u tha se autoritetet kosovare kishin kërkuar 22 euro për çdo kamion në mënyrë që të dezinfektohej, si edhe karantinim për qytetarët në rast se nuk kishin dokumentin e tamponit. /k.k/noa.al/

Kosova nuk hap kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro për kamionët dhe karantinim për qytetarët