Transmetuar më 09-06-2020, 23:15

Një grua 35-vjeçare në Rusi ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë, me partnerin 15 vite më të ri, i cili është dhe djali i ish-bashkëshortit të saj.

Marina Balmasheva, kohët e fundit ka njoftuar se është fejuar me të dashurin e saj 20-vjeçar Vladimir- pas ndarjes me babain e tij Alexey, me të cilin kishte qëndruar 10 vite martuar. Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo ka njoftuar se është në pritje të ëmbël së bashku me Vladimir.

“Nuk mund ta mbajmë më të fshehtë. Unë dhe Vladimir jemi në pritje të fëmijës tonë të parë. Jam një muajsh, por ju njoftoj se shumë shpejt do të shikoni dhe dasmën tonë”, shkroi Marina.

Sakaq, disa javë më parë Marina publikoi një foto të 13 viteve më parë ku shihej ajo së bashku me Vladimir, i cili asokohe ishte vetëm 7 vjeç. Foto nxiti mjaft reagime negative në rrjete sociale.