Transmetuar më 10-06-2020, 17:03

Këto janë pamje të rralla nga Lufta e Dytë Botërore, madje foto të realizuara me ngjyra.

Imazhet janë publikuar ditët e fundit, dhe në to është dokumentuar momenti kur trupat Aleate (Rusi, SHBA dhe Britania e Madhe) çliruan Evropën dhe mposhtën ushtrinë e Gjermanisë Naziste.

Imazhet paraqesin përparimin e forcave, ruse, britanike dhe amerikane nga lindja në perëndim.

Ndër fotot e shumta, vihet re një ushtar i Forcave Aleate teksa shkel me këmbë një fotografi të Adolf Hilter.

Fotot janë rikthyer me ngjyra nga studenti suedez Julius Jääskeläinen.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot në galeri. /k.k/noa.al/