Napoli fiton "Kupën e Italisë" në përballjen kundër Juventusit.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Genaro Gatusso, ka triumfuar në finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin Olimpico të Roma-s.
Pas një pjese të parë me raste të krijuara nga të dyja skuadrat, me Napoli-n që ka goditur shtyllën me Insigne-n, pjesa e dytë ka qenë më e vakët dhe koha e rregullt është mbyllur 0-0 pas dy pritjeve të mrekullueshme të bëra nga Buffon në fundin e takimit.
Gjuajtja e penalltive i ka buzëqeshur skuadrës së Gattuso-s falë dy gabimeve të bërë nga Dybala.
Napoli mbetet një mace e zezë për bardhezinjtë, duke parë se axurrët i kanë fituar dy finalet e luajtura në Kupën e Italisë kundër bardhezinjve.
Në këtë takim u aktivizua edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj./noa.al/