Transmetuar më 20-06-2020, 16:48

Një fëmijë i porsalinduri u gjet i vdekur pasi nëna e tij, 20 vjeçe, ‘e hodhi jashtë nga dritarja e një apartamenti pas lindjes".

Policia në Sao Paulo, Brazil, arrestoi gruan që dyshohet se e hodhi djalin e saj të porsalindur nga një apartament në katin e dytë.

Cristiane Pereira tha për mediat lokale, transmenton NOA.al, se ishte duke kërkuar në koshin e plehrave të ndërtesës kur zbuloi djalin e vogël në një qese.

Nëna 20-vjeçare, emri i së cilës nuk u bë publik nga policia, u dërgua në një spital, ku ajo po i nënshtrohet analizve psikiatrike.

Policia në qytetin e Praia Grande tha se zyra e prokuorrit do të kryejë teste për të përcaktuar nëse fëmija ishte gjallë, kur nëna e hodhi nga dritarja e më pas në koshin e plehrave.

Gruaja që e gjeti, Cristiane Pereira, 46 vjeçe, u shpreh se vuri re se kishte shumë gjak në kosh. Duke

Cristiane Pereira, e cila punonte në godinën (në foto) u shpreh se, "fillova të hapja qesen dhe pashë këmbën e një fëmije,’ tha Pereira.

"Fillova të dridhem, sepse kurrë nuk e imagjinoja të përjetoja atë moment. Jam nënë. Ndërsa do të kem edhe nipër e mbesa, kurrë nuk do dëshiroj që kjo të ndodhë me familjen time," – shtoi ajo. "Unë nuk mund të ha asgjë. Ai imazh nuk më del lehtë nga koka," u shpreh e tronditur gruaja që gjeti foshnjën në koshin e plehrave. /NOA.al