Transmetuar më 20-06-2020, 21:42
Ndërron jetë një person në Kosovë nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për një 80-vjeçar, nga Prishtina, i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmi bëhet i ditur nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare.
Sipas njoftimit, viktima, me inicialet A.G., përveç diagnostikimit me sëmundjen e Covid-19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Sipas të dhënave në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më tani, janë regjistruar 1,998 raste me koronavirus.
980 persona janë shëruar dhe 35 të tjerë kanë vdekur./noa.al/