Transmetuar më 28-06-2020, 23:09

Me siguri të gjithë e mbani mend ish-banoren shumë të komentuar të "Big Brother 7", Lori Hoxhallarin. Pas Big Brother, Lori vazhdoi karrierën në modeling dhe fotot e saj me bikini tërhiqnin shumë vëmendjen.

Papritur Lori u largua nga syri i publikut, u mbulua dhe vendosi të shkëputet nga fama shkruan Gazeta Shqiptare. Ajo tashmë është martuar dhe madje është bërë nënë.

Lori jeton mes Shqipërisë dhe vendeve arabe.

Bëhet me dije se bashkëshorti i saj nuk është shqiptar dhe për këtë arsye, asaj shpesh i duhet ta shoqërojë edhe jashtë Shqipërie.

Rrallë shihet edhe nëpër Tiranë, duke qenë se tashmë Lori është një nënë “full time” dhe duket se mëmësia ka ndryshuar të gjithë botën e saj.