Transmetuar më 30-06-2020, 12:55

Fundi i qershorit e ka gjetur familjen e këngëtarit Alban Skënderaj dhe Miriam Canit me pushime në jug.

Çifti bashkë me fëmijët e tyre Ameli dhe Duam, kanë zgjedhur brigjet e Palasës për tu relaksuar.

Prej andej ata kanë ndarë vazhdimisht fotografi dhe kështu ka bërë ditën e sotme edhe Albani, duke ndarë një fotografi me Miriamin dhe vajzën.

“Mirëmëngjes”, shkruan Albani, teksa të tre duken të buzëqeshur.

Familja duket se i ka përshpejtuar pushimet, pasi në vijim Albani pritet të nisë koncertet verore.

Çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë prindër të vajzës Ameli dhe të djalit të vogël Duam, i ardhur në jetë në muajin janar. /a.y/noa.al