Transmetuar më 30-06-2020, 19:08

Kejvina Kthella bëhet nostalgjike dhe u kthehet fotove që ka bërë vite më parë.

Kështu ajo shuan edhe kuriozitetin e shumë fansave që kërkojnë të dijnë si ka qenë përpara se të bëhej e famshme.

Së fundmi ajo është kthyer pas në kohë dhe ka postuar një foto në “Instastory”, kur ka qenë shumë e vogël.

Jemi mësuar që ta shohim bjonde, por shumë vite më parë modelja ka qenë brune dhe me një look ndryshe.

Në këtë foto ajo ka qenë në fillimet e saj të modelingut gjatë një sfilate. Modelja shihet shumë e re, me flokët e mbledhura bisht e me ngjyrë natyrale. Në sy bie edhe trupi i saj i tonifikuar dhe i gjatë. /k.k/noa.al/