Transmetuar më 01-07-2020, 13:40

Një infermier i Spitalit të Traumës në Tiranë, ku trajtohen pacientët me traumat më të rënda, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kjo ka bërë që të rritet shqetësimi mes kolegëve të tij dhe ecurisë së punës.

Instituti i Shëndetit Publik pritet të kryejë tamponë për kolegët e infermierit të prekur, i cili aktualisht ndodhet i karantinuar në banesë.

Ndërkohë po kryhet hetimi epidemiologjik për të zbuluar se si e ka marrë infermieri virusin dhe se deri ku mund të ketë shkuar transmetimi.

Aktualisht në vendin tonë numri i viktimave ka shkuar në 65, ndërkohë që janë 999 persona aktivë me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 367; Durrës 201; Shkodër 150; Vlorë 110; Fier 47; Lezhë 42; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 6. /a.y/noa.al

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve, 45 raste të reja dhe dy viktima në orët e fundit

Koronavirusi merr dy jetë të tjera, çfarë ndodhi në orët e fundit