Transmetuar më 14-07-2020, 17:40

Një tjetër peshkaqen është kapur në ujërat shqiptare.

Këtë herë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në plazhin e Darëzesës, dhe peshkatarët e quajnë peshkaqen pëllumb.

Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje kanë qenë edhe pushuesit, të cilët kanë mbetur pa fjalë.

Peshkaqeni peshonte 5 kilogramë, dhe sipas peshkatarëve nuk ishte i rrezikshëm për pushuesit. Ai është kapur rreth 2 milje larg bregut.