Transmetuar më 25-07-2020, 09:10

Presidenti amerikan, Donald Trump, bën një pohim të rrallë, duke treguar se i pëlqen që të përdorë rrjetin social Twitter, porse i ndodh shpesh që të pendohet për disa nga postimet e tij.

“Në vitet e kaluara shkruhej në letër, e vendosje në tavolinë dhe kur ktheheshe ditën tjetër, ndodhte të thoje se ‘jam i lumtur që nuk e dërgova’. Por me Twitter nuk është kështu”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë me Dave Portnoy, themelues i Barstool Sports.

Më tej shtoi se mund të postosh në një moment dhe ndihesh mirë, porse më tej nisin telefonatat nëse e ke bërë vërtetë diçka të tillë.

“Dhe ti thua se çfarë të keqe ka? Dhe aty zbulon shumë gjëra, të cilat të bëjnë të pendohesh për atë që ke shkruar”, deklaroi Presidenti i SHBA. /a.y/noa.al