Transmetuar më 25-07-2020, 21:00

Udhëtimin me  grupin e miqve e kishin organizuar vetë ato, me rastin e festës për diplomën e shkollës së mesme. Mes moshtarëve të saj, të gjitha rreth moshës 18 vjeçe, Carlotta Martinelli ishte më e vogla. E vetmja nga shkolla e mesme "Giordano Bruno", ndërsa miqtë e saj sapo i kishin thënë lamtumirë shkollës "Annibale Mariotti", për t’u përballur me pjesën tjetër të jetës.

Carlotta, nga ana tjetër, kishte ende një vit shkollë për të mbyllur, por, atëherë kur pritej që jeta e saj të ishte më e gëzueshme: kur duhet të mendonte për të ardhmen, për universitetin, dhe më pas gjithë jetën e kishte përpara, një aksident tragjik ndërpreu udhëtimin e saj, një herë e përgjithmonë.

Tetë vajzat italiane u larguan të premten e kaluar nga aeroporti Fiumicino për në Greqi. Një javë pas pushimeve, mes ëndërrash, papritur një aksident tragjik shndërrohet në makthin më të errët, në jetën e tyre. Një javë që kur vajzat shkuan në plazh, teksa dy netë më parë prisnin lindjen e diellit në majë të një shkëmbi: përmes fotove që publikuan në Instagram, me të cilat të gjitha ndanin çastet e lumtura të tyre në rrjetet sociale, ndodh ajo që ishte më tronditëse.

Kishin vallëzuar, kënduar dhe ishin argëtuar në Tropicana, një klub i njohur i plazhit të Mykonos. Nga atje, teksa po ktheheshin, për të kaluar edhe ditën e tyre të fundit në ishull, nuk ishte e thënë që pushimet të mbylleshin ashtu siç i kishin planifikuar. Nga atje ata ishin nisur për në apartamentin që kishin marrë me qira, për të bërë gati çantat. Por në një nga kthesat e fundit të rrugës provinciale që përshkon ishullin, aksidenti i ka tretur ëndrrën fatkeqësisht njërës prej vajzave, Carlottës.

Shtatë vajzat e tjera, pasi u larguan nga qendra shëndetësore me disa lëndime,  përfunduan nën hetimin e policisë greke, të cilët po përpiqen për të rivendosur dinamikën e saktë të aksidentit. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, të shtatë vajzat u kthyen në Itali, me një aeroplan.

Ata janë në gjendje shoku, shumë të mërzitura dhe këtë mëngjes e kaluan pranë spitalit "Santa Maria della Misericordia" në Perugia, ku mjekët po vlerësojnë gjendjen e tyre. Nga sa mësojmë, pas një hipoteze të parë – përveç ngjarjes tragjike, tani mund të hapet edhe një proces civil mbi vdekjen e Carlotta.

Por nuk duhej të mbaronte kështu. Nuk duhej të ishte kështu. Me prindërit që i prisnin me lot në aeroport, dhe një familje e shkatërruar për humbjen  e parakoshme të vajzës së tyre.

/NOA.al