Transmetuar më 26-07-2020, 22:54

Një e moshuar 86-vjeçare shqiptare, nga komuna e Obiliqit, në Kosovë, e ka mposhtur koronavirusin pa shkuar në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj Rasim Preniqi, në një postim në rrjetet sociale.

I biri thotë se ajo është shëruar plotësisht.

“Nëna ime 86 vjeçare mposhti koronavirusin në shërim shtëpiak.

Një falenderim të posaçshëm për shërimin e saj i takon Qëndrës familiare të shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij.

Për interesim dhe kujdes të shtuar e falenderoj pneumologu Skender Baca. Ajo tani është plotësisht e shëruar”, tregon i biri.