Transmetuar më 23-11-2020, 18:35

Papa Françesku ka gati për publikim një libër të ri që del muajin tjetër, “Le të ëdërrojmë”.

Ai në këtë libër  sulmon ‘liderët populistë’ që nxisin ‘inat dhe urrejtje’, në tubime.

Papa nuk përmend asnjë emër, por i krahason ata (Trump) me diktatorët e viteve 1930 (Hitlerin).

Ai nuk përmend emrin e  Donald Trump, por krahasimi dhe adresimi është lehtësisht i qartë.

Papa Françesku po mbështet kërkesat për drejtësi racore pas vrasjes së policisë amerikane të George Floyd, sikurse kritikon skeptikët e COVID-19 dhe organizatat mediatike që përhapin komplotet e tyre, përmes librit të ri,  shkruar gjatë periudhës së izolimit prej koronavirusitm në Vatikan.

Libri jashtëzakonisht politik  analizon vdekjen e George Floyd, duke e quajtur "një shkelje e rëndë e dinjitetit njerëzor".

Papa fajëson ‘mediat’ pa emër për ankesat në lidhje me kufizimet e COVID duke thënë se ata ‘e përdorën këtë krizë për të bindur njerëzit që të huajt janë fajtorë’.

Po ashtu kritikon njerëzit që thonë se ‘koronavirusi është pak më shumë se një sëmundje e vogël gripi’ dhe thotë se  ‘ka politikanë që tregtojnë këto histori për përfitimet e tyre.’

Gjithashtu Papa Françesku thotë se ai e kupton ndjenjën e njerëzve me COVID, që kanë qenë në një ventilator dhe i përkasin moshës 20 vjeç./a.m/NOA.al