Kryeministri Hoti shprehet i prerë: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke
Transmetuar më 19-12-2020, 17:42

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke. Kështu është shprehur sot Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili kërkon që çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve të zgjidhen përmes dialogut.

Por që të ketë marrëveshje, ai thotë se duhet njohje reciproke.

Madje dënon deklaratën e Presidentit serb që më herët tha se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook:

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova mbetet  e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.

Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian. /k.k/noa.al/