Zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt
Transmetuar më 06-01-2021, 22:27

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt, njoftojnë mediat vendase.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”, thuhet në komunikatën e dërguar mediave.

Më këtë vendim, siç bëhet e ditur nga Presidenca,  KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.