Zgjedhjet në Kosovë/ Avdullah Hoti humb edhe në fshatin e tij
Transmetuar më 14-02-2021, 22:07

Aq e thellë është humbja e LDK-së në këto zgjedhje, sa që as në vendlindjen e kandidatit të saj për kryeministër, Avdullah Hoti, ajo nuk po fiton.

Sipas rezultateve të cilat i ka siguruar lajmi.net nga Ratkoci i Rahovecit, aty VV ka mbi 100 vota më shumë se LDK, shkruan lajmi.net.

VV ka 460 vota teksa LDK 335.

Ndërkaq PDK ka 149 vota.

Pas mbylljes së procesit të votimit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas Exit-polleve pas mbylljes së vendvotimeve del parti fituese e zgjedhjeve të sotme, ka nisur festimin para selisë së saj në Prishtinë.

Menjëherë pasi ora shënoi 19:00, kur edhe mbyllen vendvotimet, para selisë së kësaj partie janë hedhur fishekzjarrë.

Më poshtë keni votat nga Ratkoci.