Transmetuar më 30-04-2021, 12:35

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi mashtroi duke raportuar se ishte plagosur nga katër persona.

Gjatë hetimeve zbulohet se ai po mashtronte, pasi nuk kishte marrë lëndime nga askush dhe se ishte po ai që i kishte shkaktuar vetes lëndime trupore duke e plagosur veten me një mjet të fortë (thikë).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, raportimi ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.  /S.H /NOA.al