Transmetuar më 06-05-2021, 20:08

Post-pandemia do të duhet të gjenerojë një vizion tjetër më gjithëpërfshirës të botës, derisa të ndryshojë vizioni që mbizotëron aktualisht.

Fjala “Unë” duhet zëvendësuar me fjalën ‘Ne’.

Papa Françesku në mesazhin e përgatitur për Ditën Botërore të Migrantëve tha se nuk duhet të ketë përjashtime mes tyre dhe vendasve dhe se është koha që popujt të jenë më afër, pavarësisht kulturave.

“Zoti do të na kërkojë llogari për punën tonë! Por në mënyrë që shtëpia jonë e përbashkët të sigurojë kujdesin e duhur, ne duhet ta konstituojmë veten në një ‘ne’ gjithnjë e më të madhe, gjithnjë e më të përgjegjshme, në bindjen e fortë se çdo e mirë e bërë në botë u bëhet brezave të sotëm dhe të ardhshëm”.

Covid në të vërtetë ka ndryshuar perceptimin e botës, duke treguar ndërvarësinë e ngushtë midis sistemeve ekonomike, shëndetësore dhe sociale. Kjo është arsyeja pse, – shtoi Papa, – është e nevojshme të kalojmë nga “Unë” tek “Ne”, nga një mendim i përqendruar apo një dimension egoist të mbyllur, në një situatë më gjithë-përfshirëse.

"Por për të arritur këtë ideal ne të gjithë duhet të punojmë shumë, për të shembur muret që na ndajnë dhe për të ndërtuar ura që favorizojnë kulturën e takimeve, të vetëdijshëm për ndërlidhjen intime që ekziston midis nesh. Në këtë këndvështrim, migrimet bashkëkohore na ofrojnë mundësinë për të kapërcyer frikën tonë. Pra, nëse e duam, mund t’i shndërrojmë kufijtë në vende takimi të privilegjuara” tha Papa , i cili shtoi se në këtë angazhim madhor “nuk ka asnjë dallim midis vendasve dhe të huajve, midis njerëzve të shtëpisë dhe mysafirëve, sepse bashkimi është një thesar i përbashkët, nga kujdesi dhe përfitimet e të cilit askush nuk duhet të përjashtohet”.

/a.m/NOA.al