Transmetuar më 13-05-2021, 13:19

Ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos vizituan sot selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për të shprehur urimet për Fiter Bajramin.

Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, ka pritur urimet nga ambasadorja amerikane dhe Kryepeshkopi Janullatos, teksa ata kanë vizituar në të njëjtën kohë selinë e KMSH.

Siç shihet nga fotot (LSA), ata kanë zhvilluar dhe një bisedë mes tyre.

/a.m/NOA.al