Përplasja e 2 automjeteve në Kosovë, shkakton tre persona të plagosur
Transmetuar më 18-05-2021, 20:04

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00,  në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Një makinë tip "Audi Q7" është përplasur me një "Smart", ku përveç dëmeve materiale, janë plagosur edhe 3 persona.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Rreth orës 18:00, në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”./noa.al/