Nuk e përtyp divorcin e motrës së tij, kosovari rreh dhe kërcënon ish-dhëndrin në Austri
Transmetuar më 26-05-2021, 08:54

Një 29-vjeçar ka kërcënuar me thikë ish-kunatin e tij në Austri.

Ngjarja ka ndodhur në Linz të Austrisë.

Fillimisht ata kanë debatuar dhe pas sherrit, situata ka dalë jashtë kontrollit.

Kosovari 29-vjeçar thuhet se e ka kërcënuar ish-dhëndrin e tij me thikë.

Sipas orf.at, arsyeja e përshkallëzimit të situatës mendohet të këtë qenë divorci i 42-vjeçarit dhe motrës së kosovarit.

Pas mbërritjes së policisë, kosovari kishte ikur dhe shkuar te motra e tij.

Ai u arrestua më pas dhe u dërgua në burgun policor të Linzit.

/a.m/NOA.al