Transmetuar më 26-05-2021, 23:17

Instagram paralajmëron ndryshime të reja në platformën e saj.

Ky aplikacion do të lejojë përdoruesit të kuptojnë edhe më mirë se si ka qenë performanca e tyre pas publikimit të një videoje Live apo një Reels.

Platforma po punon për të shfaqur statistikat pas çdo videoje Live dhe Reels-i të publikuar.

Me opsionin e ri, përdoruesit do ta kenë të mundur të shohin sa persona i kanë pare, sa e pëlqejnë, sa kanë komentuar si dhe sa prej tyre e kanë ruajtuar videon dhe llogarinë.

Në lidhje me videot Live, faqja e statistikave në Instagram të tregojë numrin e plotë të komenteve dhe se cili ka qenë momenti me më shumë shikues.

Opsioni i “Reach” tani do të ndajë llogaritë që ndërveprojnë tek një përdorues në dy grupe: ata që e ndjekin personin dhe ata që nuk e ndjekin.

Përmbajtja e videove apo Reels-ave do të renditet sipas efektivitetit që ka dhënë tek audienca.

Ndryshimi i ri i “Instagram”-it pritet të aplikohet nga përdoruesit përgjatë muajve që do të vijnë.