Transmetuar më 31-05-2021, 23:12

Media të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë publikuar një video ku shihet se si një i pastrehë, sulmon policen amerikane.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Los Angelesit.

Sipas raportimeve policia kishte marrë një telefonatë në lidhje me të pastrehun, që përshkruhej si një person tejet problematik.

Por në momentin që ajo iu afrua për ta arrestuar, i pastrehu, reagoi brutalisht, duke e goditur atë fuqimisht me grushte.

Fatmirësisht, njerëz të ndryshëm dhe më pas kolegët i kanë shkuar në ndihmë polices aziatike, duke bërë të mundur dhe arrestimin e të pastrehut.

Më poshtë pamjet:

Identiteti i tij ende nuk dihet, ndërsa thuhet se burri në fjalë ishte kthyer në shqetësim për banorët, pasi shpesh shfaqte sjellje agresive.